Një turist me traumë në kokë, kroçiera e huaj lëshon sinjalin SOS dhe pacienti transportohet drejt Qendrës së Traumës në Tiranë, pas ndihmës së parë në spitalin e Durrësit.
Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga kroçiera ‘MSC Magnifica’ rreth 20 milje larg nga Durrësi. Një nga udhëtarët e saj kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga një përplasje dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar.
Menjehere u lajmerua kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri mjeku i portit dhe rimorkiatori ”Joni” si dhe iu dha urdhër kroçieres ‘MSC Magnifica’ të afrohej në radën e Durrësit.
Rimorkiatori “Joni” doli nga porti për ndihmë drejt kroçieres e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/ore, u rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej në bord te rimorkiatorit.
Pika e takimit midis dy mjeteve ishte afër Fenerit te Pilotit, rreth orës 00:15. Rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të kroçieres dhe u bë e mundur kalimi në bord me barrelë portative i të sëmurit Matteo Sartori, 33 vjeç, dhe të fejuarës që e shoqëronte Sonia Marcato.
I sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt me maskë oksigjeni dhe serum. Pas mesnate, në orën 00:40 të ditës së sotme rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos ne ambulancën e Spitalit të Durrësit e cila priste në kalatë. U njoftuan autoritetet përkatëse që i sëmuri u dërgua në spital për t’i dhënë ndihmën e specializuar mjekësore. Nga spitali i Durrësit u transferua për te qendra e traumës për trajtim të specializuar./TCH
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...