Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.
Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.
Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.
Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.
Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek./top channel/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...