Historitë me turistë të huaj që dyshohen për spiunazh po kthehen sa në qesharake, aq dhe shqetësuese për autoritetet ligj-zbatuese.
Pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek.
Ai fluturoi me një parashutë mbi repartin ushtarak, duke alarmuar stafin e qendrës së ndërlidhjes në Tiranë, në zonën e njohur si “rrapi i treshit”.
Çeku u ul thuajse në brendësi të infrastrukturës ushtarake dhe më pas u ndalua edhe nga policia që mbërriti me urgjencë në vendngjarje.
Rasti u vlerësua dhe nga anti-terrori ndërsa shtetasi çek pasi u mor në pyetje, rezultoi se ishte një turist që ushtronte sporte ekstreme.
Ai kishte fluturuar nga Mali i Dajtit me parashutë pa ditur se do të zbriste pranë një baze ushtarake shqiptare ndërsa nga kontrolli dhe verifikimet nuk i është gjetur asgjë e kundërligjshme ndaj është lënë i lirë.
Pas sulmit të ushtarëve në uzinën e Gramshit nga dy shtetas rus dhe një ukrainas të dyshuar si spiunë, Forcat e Armatosura kane rritur vigjilencën.
Një ditë pas ngjarjes së Gramshit u ndaluan dhe disa shtetas çekë në tunelet e Poliçanit, që gjithashtu rezultuan turistë. /Euronews Albania/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...