Google ADS

Turisti bie në humnerë në Malin e Çikës, shokët kërkojnë ndihmë për shpëtimin e tij

12:04 | 28 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Vlorë- Një turist ka rënë në humnerë në Malin e Çikës. Mësohet se turisti i aksidentuar ka qenë pjesë e një grupi që po eksploronin Malin e Çikës.

Kanë qenë shokët e grupit të cilët kanë alarmuar policinë dhe autoritetet duke njoftuar se turisti ka rënë në greminë dhe ka pësuar dëmtime. Ata kanë kërkuar ndihmë për nxjerrjen e mikut të tyre nga vendi ku ka rënë.

Kjo është e disa herë që shënohen incidente të tilla në Malin e Çikës, që karakterizohet nga terreni i vështirë me maja të thepisura. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme