Shoqërimet e para në komisariat kanë filluar mesnatën e së premtes në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë, që u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret.
Pre e shpqërimeve nga Policia e Shtetit kanë rënë pikërisht anëtarët e stafit të këtij hoteli, të cilët janë marrë në pyetje përsa i përket incidentit të rëndë.
Fax News ka mësuar gjithashtu se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.
Për më tepër, viktimat ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit më të madh me të cilin ndodheshin.
Ndërkohë, shtetasit rusë, qe tashmë kanë ndërruar jetë dhe janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.
Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se dyshohet që shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç janë asfiksuar në ambientet e saunës së hotelit ku ata po qëndronin./faxnews/
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...