Google ADS

Turistët nuk i ndahen Durrësit edhe në nëntor: Na pëlqen qyteti dhe deti

00:14 | 13 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në Durrës mund të gjesh turistë në çdo stinë të vitit. Pushues nga e gjithë bota që kërkojnë të njohin Durrësin e antikitetit e gjente atë në muzeun e qytetit.

BLEDAR BUCA, ARKEOLOG: ” Pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga zona e Perëndimit, por këtë vit kemi pas shumë edhe nga lindja siç është Polonia, Rusia e deri tek Emiratet e Bashkuara shto këtu edhe Arabinë Saudite.

Këtu i bën përshtypje çdo gjë që shikojnë, sepse këtu kemi të ndërthurura kultura të ndryshme. Kemi objekte të cilat datojnë nga vitet 250 para erës sonë, pra 4500 vjeçare. Të gjitha këto objekte janë origjinale të cilat i përkasin Durrësit. ”

Ndërsa Durrësin modern e gjen në kudo, në rrugë, në shetitore, apo edhe në hotelet luksoze. Edhe pse jemi në nëntor në fundjave janë të shumtë turistët që kërkojnë detin.

FATOS CERENISHTI, ADMINISTRATOR HOTELI: ” Kemi pas grupe të organizuara nga Kosova, kanë ardhë individë nga Servbia, Maqedonia. Durrësi është shumë i pëlqyer sepse edhe strukturat akomoduese tashmë këtu janë me 4 dhe 5 yje dhe kjo i tërheq pushuesit. ”

Pas ushqimit dhe natyrës së bukur turistët thonë që ajo që të bën përshtypje në Durrës është mikpritja.
“Bregdeti është i mrekullueshëm dhe është ende ngrohtë dhe mund të lahesh në det. Këtu, ushqimi është shumë i ngjashëm me atë në Estoni dhe më pëlqen. Akomodimi dhe shërbimi shumë i mirë. Njerëzit këtu janë më miqësorë. Ofrohen të të ndihmojnë me ccdo mënyrë nëse ti ua kërkon.”

”Është hera e parë në Shqipëri dhe në bregdetin shqiptar. Nuk e dija se ishte kaq bukur dhe ngrohtë. Ne patëm një vizitë para dy ditësh në qytetin e vjetër të Durrësit. Jam thellësisht e befasuar nga qyteti dhe nga njerëzit. Janë shumë miqësorë dhe simpatikë. Edhe këtu në hotel të gjithë të buzëqeshin vazhdimisht. Një përshtypje vërtet shumë pozitive. Ah, më pëlqejnë shumë dhe këto palmat.”/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme