Muzetë dhe parqet arkeologjike kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në tremujorin e parë 2018, me një në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat e kulturës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.
“Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 39,4 %, ndërmjet tremujorit të parë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e parë 2018 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 13.872, me një rritje prej 61,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.
Interes edhe për Teatrin
Shqiptarët kanë qenë më aktivë në ndjekjen e shfaqjeve në Teatër duke rritur kështu numrin e spektatorëve por kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së përgjithshme të numrit të shfaqjeve. “Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2018 është 344, duke pësuar një rritje me 61,5 % krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018 numri i spektatorëve është 74.848, duke pësuar rritje me 73,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” vlerëson INSTAT.
Pjesëmarrja mesatare sipas shifrave zyrtare, në tremujorin e parë 2018 është 218 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017
Libri, thellohet braktisja e bibliotekave
Një tendencë që po vihet re prej kohësh tashmë është ajo e braktisjes së njësive bibliotekare. Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë 2018 konfirmojnë sërish një rënie të interesit.
“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2018 ka pësuar rënie me rreth 86,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.812 botime, 62,8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 340 ishin tituj të rinj dhe 1.472 ekzemplarë të rinj” vlerëson INSTAT./monitor
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...