Turistët anglezë humbasin në Theth, gjenden pas disa orësh

18:59 | 20 Maj 2019
Arbresh.info

Tre turistë anglezë të cilët ndodheshin në Theth për turizëm malor, humbën komunikimin mbrëmjen e së dielës, duke bërë që policia dhe banorët e zonës të nisnin kërkimet për gjetjen e tyre. Komunikimi i fundit me ta ishte në zonën e Qafë Thores, ku kërkuan ndihmën e policisë.

Uniformat blu, në bashkëpunim me banorët, nisën kërkimet për të gjetur tre turistët anglezë. Pas disa orësh, ata u lokalizuan dhe aktualisht janë strehuar në një bujtinë në fshatin Bogë. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme