Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Tiranën këtë të mërkurë në kuadër të turit 6 ditor në gjashtë shtetet e rajonit.
Diplomatja evropiane do të mbajë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në orën 15:15 në kryeministri ndërsa në 16:10 është parashikuar një deklaratë e përbashkët.
Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.
Në 24 tetor Von Der Leyen do të ndalet në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit.
Turi i saj do të vijojë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.
Fokusi kryesor i Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në bendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priret që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro.
AGJENDA:
15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 – Takim me kryeministrin Rama
16.10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp
17.00 – Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës
10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj./abcnews.al
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...