Tubimi, shoqërohet nënkryetarja e Bashkisë Lezhë dhe 10 protestues

14:52 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Procedohen dhe shoqërohen në policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë, policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme