Pas protestës së djeshme të opozitës, policia ka proceduar një numër protestuesish të Partisë Demokratike pasi akuzohen për veprime të paligjshme përgjatë tubimit.
“Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, policia bën të ditur se nga hetimet rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, “deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore”
“Në përfundim të këtyre veprimeve: U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...