Këtë të mërkurë Presidenti Ilir Meta lajmëroi për një tubim në bulevardin kryesor të Tiranës, që siç u shpreh ai do të jetë një lëvizje kundër grushtit të shtetit që po bën qeveria socialiste.
Si kundërpërgjigje, ka reaguar në rrjetin social Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan se është absurde që në një republikë parlamentare, policia të jetë e detyruar t’i garantojë një tubim antiqeveritar Presidentit të vendit.
Ministri Lleshaj në Twitter:
“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...