Vendimi numër 172 të qeverisë shqiptare botuar të premten në fletoren zyrtare, ku parashikohet pezullimi i përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në bregdet, duket se do të sjellë një tjetër përplasje mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Nga Bukureshti ku mori pjesë në konferencën katër palëshe bashkë me udhëheqësit e tre vendeve të tjera të rajonit, Serbisë, Bullgarisë e Rumanisë, kreu i qeverisë greke iu referua zhvillimeve negative që vinin nga Tirana lidhur me të drejtat e minoritetit grek, në vazhdën e shqetësimeve të ngritura nga Athina për çështjen e pronave në bregdet. Nëse është e vërtetë deklaroi Cipras, ky vendim do të ndikojë në perspektivën europiane të Shqipërisë.
Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës evropiane të atij vendi që përballet me sfida të konsiderueshme. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”.
Për të njëjtin vendim Ministritë e Jashtme të dy vendeve u përfshinë dhjetorin e kaluar në replika, ku Athina dënonte ashpër grabitjen e pronave të minoritetit grek në Himarë, ndërsa Tirana zyrtare i bëri thirrje palës greke për lexim objektiv të fakteve dhe realitetit. Sipas saj, vendimi në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit të cilat gëzojnë statusin e “Pronësisë Shtetërore”./TvKlan
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...