A po ikën truri i Shqipërisë në Gjermani?
Jo, thotë për DW, Prof. Dr Kosta Barjaba. Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i mbështetur nga GIZ ( Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe i sapopublikuar në Tiranë, tregon se Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr Kanadaja.
“Në Shqipëri ka një perceptim të gabuar lidhur me emigrantët e ligjshëm, që mundëson Gjermania për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vërtet Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga ҫdo vend i rajonit apo më gjerë. Por në rastin konkret Gjermania kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit. Sistemi shëndetësor dhe ai social gjerman kanë shumë profesione të ndërmjetme që u ofrojnë pacientëve shërbime, kanë një gamë të gjerë pozicionesh pune që nuk i plotëson dot vetë për arësye të ndryshme dhe për të cilat ka uri tregu gjerman i punës. Prandaj Gjermania është magnet për momentin, shkurt Gjermania nuk kërkon trurin, por profesionistë për shërbime të caktuara. Trurin e kërkon dhe po e merr p.sh. Kanadaja, që ka një sistem përzgjedhjeje të emigrantëve të superkualifikuar”, thekson Bajraba i cili është dhe drejtuesi i studimit.
Profesionistët për shërbime ndërmjetëse në sistemin shëndetësor që kërkon Gjermania, tani për tani nuk i duhen Shqipërisë, sepse sistemi i saj shëndetësor nuk i ka këto shërbime. Sipas informacionit për DW nga Ambasada Gjermane në Tiranë, vitin e kaluar tre mijë qytetarë nga Shqipëria morën vizë pune dhe emigruan në Gjermani për të punuar dhe jetuar atje.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...