Kur kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga vrasja me armë zjarri e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozit në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, mësohen të tjera detaje. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se trupi i pajetë i fierakut ndodhet ende në vendin e ngjarjes.
Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.
Ekspertët janë ende në vendngjarje dhe po bëjnë këqyrjen e trupit. Po ashtu raportohet se ata po bëjnë edhe kontrolle me qen gjurmues në zonë.
Po ashtu mësohet se djali i viktimës, dëshmitar okular në ngjarje ndodhet aktualisht në ambientet e policisë ku po jep dëshminë e tij.
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës