Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nominuar emrin e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore fuqiplotë në Shqipëri.
Kjo e fundit, nëse merr miratimin nga Senati, pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual Donald Lu, të cilit i përfundoi mandati dhe do të largohet nga Tirana.
Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ka mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze, ndërsa ende nuk dihet nëse do të arrijë të flasë shqip me Tiranën./TCH
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...