Shpërthimi me tritol ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një njoftim paraprak, policia kryeqytetase bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”.
Sipas uniformave blu, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës. Ndërkaq, policia thotë se është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
g.v/abcnews.al
Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras
Pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK kërkon konfisk...
U vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë dy të dyshuarve ...
Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet re...
Lamine Yamal thumbon lojtarët e Realit: Ata mendonin se luaj...
“Washington Post”: Elon Musk ka punuar ilegalisht në SHBA në...