Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar pas mesnate në një hark kohor brenda 10 minutash në qytetin e Shkodrës.
Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga informacionet, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qendër tregtare në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit.
Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./TopChanel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...