Policia e Durrësit bën të ditur se një ditë më parë, një 52-vjecar, nuk ka kallëzuar krimin pasi në drejtim të banesës së tij persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe ai nuk ka njoftuar policinë.
Breshëritë e kallashnikovit janë dëgjuar në orët e para të ditës së djeshme, më saktësisht rreth orës 04:00.
Njoftimi i policisë5.Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal. /albeu.com/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...