Avokat Spartak Ngjela nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me kancelaren Angela Merkel.
Nisur nga fakti që Merkel ka kërkuar sot që të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, por vetëm me një kusht, Ngjela zbulon se ky kusht është Reforma në Drejtësi dhe pikërisht arrestimi i politikanëve të korruptuar sikurse ndodhi edhe në Kroaci.
Postimi i plotë:
Kancelarja gjermane, Merkel, ka kërkuar sot që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një kusht dhe me afat kohor.
Rama ishte në takim me të… Por ajo e drejtoi në Bundeshtag. Pse?
Hapja ose çelja e negociatave me BE, do të ndodhë me kusht. Cili është kushti? Rama nuk e thotë. Fakti që nuk e thotë, kuptohet se kushti është likuidimi ligjor i të korruptuarve të mëdhenj, madje, dhe me afat.
Shqipëria sot është në të njëjtën situatë me Kroacinë e disa viteve më parë, kur Berlini dhe Brukseli i vendosën si kusht anëtarësimi, arrestimin e kryeministrit kroat Ivo Sanader.
Ky është kushti themelor edhe për Shqipërinë: arrestimi i të korruptuarve të mëdhenj. Por këtu, likuidimi i të korruptuarve do të vijë mes organeve të SPAK-ut, të cilin e drejtojnë ndërkombëtarët.
Si mund të hysh në Bashkimin Europian kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh që kanë depozituar rreth 5 miliardë euro nga korrupsioni shtetëror!?
Atëherë, çfarë po ndodh?
Politika shqiptare sot është nën shtypjen e dy trysnive të mëdha: njëra është presioni që i bëhet nga shqiptarët të cilët janë në ankthin e pranimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët duan punë dhe një shtet që të jetë garant i jetës së tyre, sepse e dinë që sot nuk e kanë. Por e dinë dhe i njohin se shkaktarët e kësaj gjendjeje janë liderët e tyre, të gjithë të korruptuar. Prandaj e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, se e dinë që, struktura perëndimore e shtetit europian, do të likuidonte domosdoshmërisht të korruptuarit e medhenj.
Trysnia tjetër vjen nga politika e lartë perëndimore: nga Uashingtoni dhe nga Berlini. Këta po kërkojnë Reformën në Drejtësi dhe likuidimin e liderëve të korruptuar. Pikërisht kjo është trysnia parësore. Sepse, politika e lartë perëndimore, duke e ditur që shqiptarët po presin me ankth anëtarësimin në BE, vendosën si kusht Reformën në Drejtësi. Tani, ata e kanë përfunduar vetë të gjithë bazën ligjore të kësaj Reforme. Mbetet vetëm fillimi i punës së institucioneve. Këta shpejt fillojnë seleksionimin penal të të korruptuarve të mëdhenj. Domethënë, Shqipëria po hyn në kohën e saj të drejtësisë dhe të zhvillimit real.
Ky është kushti i kancelares gjermane kundrejt kryeministrit shqiptar: ngritja sa më e shpejtë e institucioneve goditëse antikorrupsion. Dhe sigurisht që ky është një kusht në favor të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...