Analisti Artur Zheji është shprehur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka luhatje të shëndetit mendor.
Këtë deklaratë Zheji e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ndërsa theksoi se ai ka një përrua psikik që i rrjedh pa kontroll. Sipas tij, në fakt ky fenomen është problem për të gjithë artistët, pasi ekziston një realitet fiktiv dhe një real.
Ai theksoi për artistët do të ishte i dobishëm, por një njeri që ka fatet e vendit në dorë, nuk është e mirë.
“Fushata është në pikën kulminante të teatralitetit, por ka një problem, aktori që luan kryeministrin e vendit ka probleme me shëndetin mendor. Sepse nuk ka ekuilibër në gjërat që thotë, kjo o nga lodhja o nga rraskapitja, ne kemi një kryeministër që shfaqet i rrethuar me një timon lodër që bën gallat“, theksoi Zheji.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...