Trokiti i ftohti polar, nesër reshje bore dhe temperatura të ulëta

23:30 | 4 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Duket se i ftohti polar është në prag të derës. Gjatë orëve të mëngjesit ditën e nesërme, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të vriojnë nga vlerat -7°C në 11°C.

Ndërsa në orët e mesdites parashikohe një përmirësim i përkohshëm, por pasditja dhe mbrëmja do të rikthehet me reshje në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 80 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzimi 7 ballë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme