Tritol te parukeria, policia kap 23 vjeçarin

09:36 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në një parukeri në Nikël të Krujës. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale L.C., gjithashtu banues në Nikël.

Policia njofton se shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë mëngjesin e së premtes një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme