Dalin detaje të reja nga shpërthimi i tritolit mbrëmë vonë në oborrin që lidh dy banesa në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.
Gazetari i Panorama raporton se tritoli ishte vendosur në oborrin që lidh banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut me kushëririn e tij. Tritoli është vënë pranë banesës së shtetasve Ramazan Muça dhe Besim Muça.
Informacioni i policisë
Fushë – Krujë
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në polici 9 persona.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...