Google ADS

Tritol hotelit në Sarandë, disa të shoqëruar

11:36 | 30 Qershor 2022
E.H

Disa persona janë shoqëruar në lidhje me shpërthimin e tritolit që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë marrë në pyetje pronarin e hotelit ku u vendos lënda plasëse, familjarë të tij si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa ende nuk ka të ndaluar.

Vetë pronari i hotelit Mariel Murati ka mohuar që të ketë konflikte ndërsa mendon se autorët e tritolit kanë dashur që t’i prishin imazhin.

Lënda plasëse u vendos në një garazh ndërsa nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale.

Kjo ishte hera e dytë që në këtë hotel vendoset lënde eksplozive pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në shkurt të vitit të kaluar.

Mariel Murati mban detyrën e Drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të ALUIZNIT në qytetin bregdetar.

Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme