Tritol banesës së kryebashkiakut të Matit, në pranga 37-vjeçari

09:46 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një 37 vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se është ai që ka vendosur pak ditë më parë lëndë eksplozive kryetarit të Bashkisë së Matit.

Bëhet fjalë për Eltion Daçin, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË

Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme