Tritan Kalo: Mos bini pre e idiotësive, koronavirusi ekziston

08:22 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Përmes një postimi në Facebook, mjeku Tritan Kalo bën thirrje të mos biem pre e atyre që i cilëson si idiotësi të mosekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19.

“Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUK tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUK bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës”, shkruan Kalo.

Më tej shprehet:

“Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shërbimin e Sëmudjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale…”

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

“JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUKU tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUKU bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….BESOJ se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË….Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme