Tri vajza italiane arritën të vidhnin në një argjendari në qytetin bregdetarë të Vlorës një byzylyk shumë të shtrenjtë, duke shpërqendruar shitësen.
Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.
Pas vjedhjes, pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tri vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën në momentin që po tentonin të iknin përmes portit të Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes, raporton “A2 CNN.
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...