Në tri qendra të votimit në qytetatin e Elbasanit në Shqipëri janë shfaqur probleme në lidhje me persona të paautorizuar.
Policia e Shtetit njofton senë qendrën e votimit 2930/01 në Bradashesh policia ka ndërhyrë me kërkesë të KQZ-së dhe ka larguar shtetasin E. Ll., pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit.
Në një tjetër rast, në Mengel të Elbasanit në qendrën e votimit 2422/1, KQZ kërkoi ndihmën e policisë pasi vëzhguesit ishin paraqitur pa beixh për procesin zgjedhor dhe pa dokument identifikimi.
Policia me vendim të KQV-së, ka ndërhyrë në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit që nuk kishin mjete identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.
Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.
Ndërsa në rastin e tretë, në lagjen “Partizani” në Elbasan, Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, ka kërkuar ndihmë nga policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.
Shërbimet e policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurori i gatshëm./Arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet