Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me akuzën e bërë se “ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”. Basha u shpreh se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha në News24.
Drejtuesi i emisionit “Log.” Endri Xhafo tentoi që ta pyeste Presidentin gjatë intervistës në “ABC” në lidhje me këtë replikë të Lulzim Bashës, por Ilir Meta tha se lideri aktual i PD-së i ndryshon qëndrimet nga mëngjesi në darkë, e ironizoi për debatin brenda PD-së dhe tha se ndryshe nga kryedemokrati, është peshë e rëndë.
“Nuk kam asnjë interes. Përgjigjet e tij ndryshojnë nga mëngjesi në drekë dhe darkë. Shiko përgjigjet për zhvillimet e brendshme në PD, cfarë tha për 9 shtatorin, për Kuvendin, që nuk do të ketë kurrë, cfarë do të më thuash mua për një kryetar që thotë statutin nuk e di mirë, por shkoni dhe pyesni sekretarin.
Të jesh kryetar i partisë dhe të mos dish akoma statutin. Cfarë mund të pres unë nga një kryetar kur thotë se ai protokollisti, apo sportelisti që mund të jetë shumë i nderuar, që nuk ja di emrin asnjë nga ne dhe ndoshta nuk ja dinë të gjithë demokratët, që thotë se është më i rëndësishëm se zoti Paloka, që ka qenë krahu i tij i djathtë, dhe është kryetar i Këshillit Kombëtar i zgjedhur nga ky vetë.
Cfarë mund të pres tjetër unë nga ky? Nuk dua të merrem me Bashën. Unë vij nga një sport individual si peshëngritja që ka rregulla, si boksi, mundja, që nuk mund t’i shmangesh dot përballjes, unë kam sportin e së vërtetës se cfarë sporti ka ai e dinë të gjithë, mjafton të shikosh orën dhe kujtohesh cfarë sporti bën.
Ai në cdo moment, nuk mund të ndeshet një i kategorisë më të rëndë me një të kategorisë më të lehtë. Unë për respekt të së vërtetës po e bëj këtë sakrificë nëse vazhdon të merret me mua, unë nuk i kam asnjë detyrim Bashës” tha Meta.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...