Viti 2021 ishte viti i shkëlqimit të industrisë së kriptomonedhave, pjesë e së cilës u bë dhe Shqipëria. Rrugëtimi i nisur që në 2020-n, kur pandemia krijoi strehë për tregjet virutale, punën, blerjet dhe financat.
Shqipëria renditet në vendin e 94-t nga 154 në indeksin e përshtatjes me kriptovalutat për vitin 2021 dhe posedon 15 mld dollarë të tregut të kriptove. Vendi i 94-të i përket një pikëzimi rreth 0.30, nga 0 tek 1, ku 1 është balancimi më i mirë i sasië së kriptove që posedon një shtet dhe të ardhurave vjetore bruto për frymë.
Vendin e parë e zë Vietnami me pikëzim 1.
Raporti i publikuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, e nxjerr Shqipërinë të dytën pas Greqisë në rajon, për sasinë që posedon. Mbi 50% e shqiptarëve posedojnë kritpomonedhën Ethereum, 25% kripto me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin, pjea tjetët janë kriptomonedha alternative.
Analiza e chainanalysisn thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kryen transaksionet e monedhave digjitale pa monitorim dhe i paprekur nga sistemet përkatëse. Ndonëse, sipas autoriteteve financiare në Shqipëri po punohet për centralizimin e këtij tregu.
Në rajonin e Europës Qendrore, Veriore dhe Perëndimore, Mbretëria e Bashkuar posedon më shumë monedha digjtale, me një total vlere prej 170 mld dollarë. Ndjekur nga Franca me 130 mld dollarë. Vendi me më pak interes për kriptot duket të jetë Islanda, pasi posedon vetëm 1 mld dollarë të tilla.
Chainanalysis e përcakton Europën Qendrore, Veriore dhe Perëndimore si tregun më të madh të këtij drejtimi. Shqipëria ishte ndër vendet e para në Europë që nisi të merrte masa rregullatore për tregun e kriptove dhe tashmë licencimin e ndërmjetësve për të bërë transaksionet. Prej 1 viti, Shqipëria ka edhe kriptomonedhën e saj, Albcoin.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër