Google ADS

Tregtonin veshje kontrabandë nga Belgjika, arrestohen dy persona në Tiranë

10:06 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Policia e shtetit ka vënë në pranga 1 shtetas që transportonte mallra të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri, si dhe një shtetas tjetër që i magazinonte mallrat, në subjektin që administronte.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të lirë dhe bashkëshorten e 45-vjeçarit.

Janë sekuestruara veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme