Numri i sirianëve që kërkojnë të kalojnë tranzit nga Shqipëri drejt perëndimit, ka pësuar rritje tre herë gjatë muajit tetor. Këtë fakt e konfirmon drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës, Manol Dhamo.
Sipas këtij të fundit, në muajin e kaluar, janë kapur nga forcat e Policisë Kufitare, 108 refugjatë sirianë në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë.
Sirianët janë trajtuar me ushqim, veshmbathje dhe me të gjitha kushtet e tjera për kohën e qëndrimit në Shqipëri dhe më pas janë deportuar tek autoritetet helene. Rasti më i fundit është shënuar tre ditë më parë, kur shtatë sirianë u kapën brenda bordit të një furgoni që vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe ku u arrestua 40 vjecari nga Ekuadori Karlos Rosado për dhënie ndihme të paligjshme.
Një fakt tjetër që gjatë muajit tetor ka shënuar rritej është edhe arrestimi i personave të cilët janë në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale kryesisht vrasje të cilët janë zbuluar teksa hynin në Shqipëri. Njëkohësisht janë zbuluar edhe dy raste trafikimi të lëndëve narkotike.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...