Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave, të cilët janë shumë të kërkuar si të dënuar në mungese për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për Sokrat Rudën, Jani Alian dhe Artur Kuliçin, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘Vrasje’.
Policia bën me dije se Sokrat Ruda akuzohet se në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin me inicialet Z.D. Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë, personi tjetër i shpallur në kërkim, Jani Alia, më 1 maj të 2016-ës, në një lokal në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet E. Ç. Alia u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
I listuari tjetër nga policia, Artur Kuliçi akuzohet se në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja me inicialet S. T.
Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /bw/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...