Dje rreth 16 lëkundje sizmike janë shënuar në territorin e Shqipërisë. Tërmeti i fundit është shënuar në orën 19:11 në Leskovik.
Ky termet ka qenë i shkallës 2.6 Rihter në thellësinë 8 km.
Po në Leskovik rreth orës 16:23, u shënua një lëkundje më e madhe e shkallës 3.7 Rihter që është ndjerë në të gjithë qarkun e Korçës. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 2 km.
Tërmeti i dytë i madh që lëkundi jugun e Shqipërisë rreth orës 14:12 u shënua në zonën kufitare me Greqinë, rreth 11 kilometër larg Leskovikut. Shkalla e këtij tërmeti ishte 3.1 Rihter, transmeton Dita.
Lëkundja e tretë që është ndjerë gjerësisht është shënuar në orën 13:51 po në kufirin shqiptaro-grek rreth 10 km larg Leskovikut. Kjo lëkundje sizmike ishte e shkallës 3.4 Rihter.
Ndërkohë lëkundjet e tjera kanë qenë të vazhdueshme, por nuk e kanë kapur shkallën 3 Rihter.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...