Tre të vdekur dhe 831 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

16:39 | 6 Gusht 2022
E.H

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 831 qytetarë.

Janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.

Ndërsa janë shëruar 795 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme