Ishte një ndërhyrje sekrete, një grusht i fortë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Gjermani, që u asgjësua falë ndërhyrjes së policisë me ndihmën e njësive speciale.
Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg, shkruan “focus.de”. Tre kokat e bandës (21/27/29) u arrestuan, sëbashku me katër shpërndarës tjerë, përcjell albinfo.ch.
Anëtarë të një familje të madhe shqiptare.
Akuza e prokurorisë është se burrat janë pjesë e një familje të madhe shqiptare, që është marrë me marihuanë dhe kokainë.
Komisari policor Axel Heilmann tregon se grupi po vëzhgohej prej në shtator 2017. “Sipas informacioneve të para, grupi sjellte drogën nga Hollanda në Rheinland.“
Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin