Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi janë kapur në një fermë të kanabisit.
Godina ku ishte mbjellë droga ishte në Lincolnshire dhe kishte kapacitetet për të prodhuar drogë sa miliona euro, raportojnë mediat britanike.
Në pranga ranë shtetasit shqiptarë Xhemal Derdin 24 vjeç, kurse 21-vjeçari Alfred Alla u gjet i fshehur në tubat e ventilimit.
I arrestuar ka përfunduar edhe Ismail Elezi, që ishte brenda në fermë, po ashtu. Nëse droga do të hidhej në treg, do kapte shifrën marramendëse 800 mijë paund.
Energjia elektrike që shërbente për ndriçim në fermën e kanabisit ishte vjedhur. Policia britanike ka dhënë informacion për shqiptarët, duke thënë se kishin hyrë në territorin britanik që nga data 25 mars, në mënyrë ilegale.
Tre të rinjtë janë dënuar me nga 39 muaj burgim secili. Pasi të mbarojnë dënimin, ata do ekstradohen për në Shqipëri./shekulli/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe