Ka shkuar në 3 numri i pretendentëve për Prokuror të Përgjithshëm. Pas prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, kanë dorëzuar dosjen për në garë edhe avokati Lulzim Alushaj dhe prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj.
Emri surprizë i deritanishëm ishte ai i avokatit Alushaj. Avokati Alushaj ka përfunduar në vitin 2005 masterin për jurist ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali. Në vitet 2000-2004 është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës dhe me doktoraturë të mbrojtur në këtë shtet në fushën “Qeverisja e BE-së, Politikat Shoqërore dhe Fiskale”. Ai ka mbrojtur edhe temën me titull “Politikat e integrimit europian, duke u nisur nga fushat sociale, ekonomike dhe juridike”.
Siç tregon jetëshkrimi i avokatit Alushaj, të gjitha diplomat e tij janë njohur nga Ministria e Shkencës në vendin tonë. Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj shprehu gjithashtu interes për garën gjatë ditës. Ajo është e diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe më pas ka marrë doktoraturën në Universitetin e Londrës lindore.
Prokurorja Memçaj është konfirmuar në detyrë nga vettingu gjatë vitit 2018, për të 3 komponentët, si për pasurinë, figurën ashtu dhe për aftësitë propfesionale. Gjatë karrierës së saj, ajo njihet për dosje hetimore kundër korrupsionit, si prokurorja që dënoi në Apel Kastriot Ismailajn dhe si prokurorja e Izet Haxhisë.
Ndërkohë që afati për kandidatët mbyllet në fund të muajit, pritet të dorëzojne CV-të edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, dhe një tjetër prokuror, po i Prokurorisë së Përgjithshme./t.ch
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...