Google ADS

Tre herë gaz lotsjellës, por protestuesit rikthehen sërish para parlamentit

22:34 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.

Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.

Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.

Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme