Google ADS

Tre djem dhunojnë 16 vjeçaren në Tiranë dhe tentojnë ta djegin me benzinë

14:59 | 25 Gusht 2022
E.H

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku një vajzë 16 vajzë vjeçare është dhunuar nga tre djem të cilët tentuan më pas ta digjnin me benzinë.

Dy prej të rinjve të përfshirë janë arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës.

Ata janë Enea Hoxha dhe D.M. 17 vjeç.

Ndërsa në kërkim është Ardit Çela 25 vjeç.

Ky i fundit ka qenë edhe i dashuri i vajzës 16-vjeçare.

Nga burime mësohet se adoleshentja bashkëjetonte me 25-vjeçarin Çela.

Ky i fundit, së bashku me dy shokët e tij Enea Hoxha dhe D.M. 17 vjeç e dhunuan 16-vjeçaren dhe tentuan ta digjnin me benzinë në një pallat.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme