Pas një fundjavë romantike me një vajzë, një mirëmbajtës shqiptar është akuzuar për përdhunim. 27-vjeçari ka kaluar fundjavën në banesë me një 20-vjeçastre zvicerane.
Ngjaja ka ndodhur në shtator 2014, në Zvicër. Të dy kanë kryer seks gjatë mbrëmjeve të së premtes, të shtunës dhe të dielës, raportojnë sot mediat lokale.
Të hënën, studentja i thotë mamasë së saj se është përdhunuar. Pas konsultimeve nëpërmjet telefonit me një psikiatër, nëna dhe vajza vendosën që ditën tjetër të shkonin në polici për të bërë denoncim.
Shqiptari u arrestua disa orë pas kësaj. Megjithatë, shpejt u zbulua se marrëdhënia seksuale mes të dyve ishte miqësore.
Në mars 2015, vajza u arrestua dhe qëndroi në burg për 11 ditë. 15 muaj më vonë, ndaj saj u hap një çështje për akuza të rreme.
Sot, e reja, e cila tashmë ka përfunduar studimet dhe punon si kontabiliste, doli para gjykatës në Zyrih, e akuzuar për mashtrim.
Prokuroria ka kërkuar për vajzën një dënim me gjobë prej 9.000 franga. Ajo tha në gjykatë se ishte përdhunuar, dhe se akti seksual ishte kundër vullnetit të saj. Interesimit të gjykatësit se pse kishte qëndruar me “abuzuesin” e saj gjatë gjithë fundjavës, vajza iu përgjigj: Nuk mund ta shpjegoj, isha në një gjendje shoku.
Ajo gjithashtu nuk dha asnjë arsye edhe për një SMS që i shkroi të hënën (pas fundjavës së marrëdhënieve) se ai ishte në zemrën e saj.
Në fund, gjykatësi vendosi që si vajza dhe djali ishin të pafajshëm, për mungesë provash që të vërtetonin fajësinë e tyre. Ajo për deklarata të rreme e ai për përdhunim. Për gjykatësin, e gjitha ka qenë një keqkuptim.
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...