Tre ditë para hapjes, Rama nxjerr bluzën për fushatën

17:05 | 29 Maj 2019
L G

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale bluzën për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Logoja e bluzës është ‘PS 30’, ndërsa kreu i qeverisë dhe socialistëve pyet ndjekësit si ju duket?

Ditën e shtunë në datë 1 Qershor në orën 19:00 Partia Socialiste do të hapë në Tiranë fushatën për zgjedhjet lokale, të cilat opozita i ka bojkotuar, ndërsa një ditë më pas do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare para Kryeministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme