Në prag të vizitës së zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, avokat Spartak Ngjela thotë se ai do ta zgjidhë krizën politike në Shqipëri.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ngjela tha se edhe politika po pret qëndrimin amerikan.
Spartak Ngjela: Ne tani e dimë qëndrimin e politikës gjermane, por ne po presim qëndrimin e politikës amerikane dhe këta prandaj po heshtin. Nuk pranon njeri destablizimin në Shqipëri. Nëse ti kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk je në parlament si do ti fitosh zgjedhjet? Me revolucion! Kjo nuk ndodh.
Ngjela tha se ndryshe nga Yee, Palemer do të duhet të ketë nevojë për argumente të larta politike.
Spartak Ngjela: Unë jam gjithmonë për precedentin. Fakti që e zgjidhi Brian Yee, e kemi një precedent. Si e zgjidhe? Me forcë. Patjetër që do të zgjidhë, po cila do të jetë zgjidhja nuk e di? Nuk ma ha mendja që të ketë shumë nevojë për forcë, por do të ketë nevojitet për argument të lartë politike.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij