Tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga jeta parlamentare për shkak të trazirave në seancën parlamentare të 2 Nëntorit.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës për deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Masa e përjashtimit për 3 deputetët ishte kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ata bëjnë përgjegjës për pengimin e zhvillimit të një seancë normale parlamentare në datën 2 Nëntor, deputetin Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Ndërkohë, në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte u paraqit edhe deputeti i PS, Vullnet Sina, i cili do të pyetet në lidhje me verifikimet e nisura nga SPAK pas kallëzimeve të bëra në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend në seancën ë të hënës.
I kallëzuar në SPAK është deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.
Prokuroria më herët ka kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në Kuvend, me qëllim verifikimet e nisura, nëse do të regjistrohet një procedim penal për rastin apo jo. /tvklan.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...