Korçë- Një 31- vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit.
Sipas policisë i arrestuari P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, është kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.
U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen Touran”, 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme./TCH
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media