Korçë- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se po transportonin një emigrant të paligjshëm. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
Gj. P., 31 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Enkelana” duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët transportonin një emigrant të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
Gj. P., 31 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Enkelana” duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...