Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se transportonin emigrantë të paligjshëm. Në pranga janë vënë E. L., 19 vjeç dhe L. N., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, duke transportuar me automjetin e tyre tip “Toyota”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 9”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 9”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. L., 19 vjeç dhe L. N., 19 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, duke transportuar me automjetin e tyre tip “Toyota”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...