Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se shoqata e transportit ka anuluar vendimin e marrë një ditë më parë, teksa njoftuan se të hëhën e ardhshme do të ndërprisnin shërbimet, pasi pësuan miliona lekë humbje.
Por, tashmë, ky vendim është anulluar dhe autobusët, edhe të hënën, do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Një ditë më parë, Shoqata e transportit urban njoftoi se lëvizja e autobusëve do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij. Shkak për këtë rimbyllje, u lajmërua se ishte bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.
Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë.
Ndër të tjera, operatorët shpreheshin se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensohen nga udhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh./dosja
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...