Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj u shpreh se transporti publik në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm dhe se për këtë arsye, sot ka më shumë njerëz që përdorin transportin sesa njerëz që përdorin makinat.
“Nga sondazhet tona, rezultatet janë më pozitive krahasuar me një vit më parë. Njerëzit janë të ndarë në gjysmë mbi shërbimin dhe kushtet e udhëtimit, ndërsa më parë ishin 90% të pakënaqur”, deklaroi kryebashkiaku.
Veliaj njoftoi se së shpejti do të rritet kohëzgjatja e shërbimit dhe do të vendoset edhe bileta elektronike. “Nuk do të ketë më kontakt me fatorinot për shkëmbimin e biletave fizike”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se “numri i njerëzve që përdor transportin publik është sot më i madh sesa i atyre që përdorin makina”. Sipas tij, ky është moment kthese dhe investimet në infrastrukturën e rrugës duhet të shkojnë në këtë drejtim./T.CH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...